Zidane: “Të gjithë duam ta shohim Hazardin, por duhet të jemi të kujdesshëm”

  • 13 September 2019 - 17:51
Zidane: “Të gjithë duam ta shohim Hazardin, por duhet të jemi të kujdesshëm”

Zidane nuk ka treguar nëse do të debutojë të shtunën Eden Hazard.

Pas startit të dobët të sezonit dhe mos ndryshimit shumë të skuadrës, të gjithë i kanë sytë te Eden hazard, për ta rikthyer Real Madridin te fitoret.

Belgu ende nuk ka debutuar, pasi u dëmtuar një ditë para startit të sezonit dhe ka mundësi që të startojë të shtunën kundër Levantes, sfidë që zhvillohet në “Santiago Bernabeu” nga ora 13:00.

“Duhet të kemi kujdes, sepse ka qenë i lënduar prej tri javësh”, u shpreh Zizu.

“Të gjithë dëshirojmë të shohim Hazardin në fushë, por duhet të tregojmë qetësi me të, sepse ka shumë presion dhe shumë pritshmëri”.

“Ai është i përgatitur, por do të vendos unë se kur do të luajë dhe sa minuta do të luajë. Duhet të luajmë me Hazardin jo vetëm në këtë ndeshje, por gjithë sezonin. Duhet analizuar me qetësi dhe zgjuarsi këto situata”.

(Kosova Sot Online)