Guardiola këshillon Sterlingun: “Askush nuk mund të krahasohet me Messin dhe Ronaldon”

  • 13 September 2019 - 18:24
Guardiola këshillon Sterlingun: “Askush nuk mund të krahasohet me Messin dhe Ronaldon”

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka kërkuar urgjentisht nga Raheem Sterling që t’i injorojë krahasimet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sterling është rritur si lojtar ndër vite dhe është shndërruar në lojtarin kyç te Manchester City.

Shumë besojnë se ai mund të arrijë edhe më shumë në karrierë, madje e krahasojnë me Cristianon dhe Leon.

Por, për të mirën e tij, Guardiola i ka kërkuar që të mos mendojë për këtë.

“Jam shumë i lumtur për të, për mënyrën se si po luan këtu dhe në ekipin kombëtar, por shpresoj se s’do t’i lexojë apo dëgjojë këto lloj gjërash”, tha Guardiola.

“Askush nuk mund të krahasohet me Cristianon ose Messin”.

“Nuk e di nëse ai është më i miri në Angli. Që kur jemi së bashku, jo vetëm tani, ai ka qenë fantastik në etikën e punës. Ai është djalosh i mirë dhe jam i lumtur për të”.

(Kosova Sot Online)