E konfirmon Tuchel, Neymar është gati për PSG-në

  • 13 September 2019 - 18:38
E konfirmon Tuchel, Neymar është gati për PSG-në

Neymar është i disponueshëm për Paris Saint-Germainin dhe i gatshëm për t’u përballur të shtunën me Strasbourgun, e konfirmon trajneri, Thomas Tuchel.

Neymar nuk ka luajtur për PSG-në ende këtë sezon, ka qenë jashtë për shkak të lëndimit dhe spekulimeve që e lidhnin atë me një rikthim të mundshëm te Barcelona.

Kjo nuk ndodhi, derisa lëndimin la prapa ditë më parë duke u paraqitur në miqësore për Brazilin kundër Kolumbisë dhe tani është i gatshëm edhe për PSG-në.

“Rikthimi i Neymar është në momentin e duhur, pasi sulmuesit Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani do të mungojnë në këtë ndeshje për shkak të lëndimeve”, tha Tuchel.

“Tani gjithçka është e qartë, e dimë grupin që kemi. Jam shumë i lumtur, kemi shumë talente në skuadër, kemi Neymarin në grupin tonë dhe tani duhet të fokusohemi”.

“Na mungojnë Edi dhe Kylian, kështu që kemi nevojë që ai të kthehet dhe është i gatshëm për nesër”. 

(Kosova Sot Online)