Valverde: “E shoh të vështirë që Messi të jetë gati për Dortmundin”

  • 13 September 2019 - 19:21
Valverde: “E shoh të vështirë që Messi të jetë gati për Dortmundin”

Lionel Messi pritet të mungojë edhe kundër Borussia Dortmundit në Champions League.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Ai nuk beson se 32-vjeçari do t’ia dalë të rikuperohet për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20. 

“Nuk jam doktor, por lëndimi nuk ishte siç u duk i lehtë dhe kjo na bëri të jemi më të kujdesshëm”, tha Valverde.

“Nuk e di nëse do të kthehet të martën apo një ditë tjetër. Nuk dua të them asgjë për të ulur pritjet, por e shoh të vështirë që ai të jetë gati për të martën”.

Leo u lëndua në ditën e parë në stërvitje pas rikthimit nga pushimet verore dhe që nga ajo ditë, vazhdon të jetë jashtë fushave. Ai ka probleme me pulpën e këmbës së djathtë.

(Kosova Sot Online)