Idrizi: “Loja mbaroi qysh në pjesën e parë”

  • 13 September 2019 - 19:43
Idrizi: “Loja mbaroi qysh në pjesën e parë”

Trepça ’89, sot ka pësuar humbjen e parë në elitën e futbollit kosovar. Skuadra mitrovicase është mposhtur në Therandë nga Ballkani me rezultat 3:2 në kuadër të javës së 4-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi nuk është i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e tij në pjesën e parë.

“Loja mbaroi qysh në pjesën e parë. Në pjesën e dytë u shfaqëm ndryshe. Ballkani i shfrytëzoi gabimet tona dhe me meritë arriti fitore. Jemi përgatit shumë mirë për këtë takim, i shënuam dy gola por nuk ia dolëm”, ka thënë Shpëtim Idrizi.

(Kosova Sot Online)