Llapi e mund Prishtinën midis “Fadil Vokrri”

  • 13 September 2019 - 21:05
Llapi e mund Prishtinën midis “Fadil Vokrri”

Llapi e ka mposhtur 1-0 Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”, për t’i marrë pikët e plota në shtëpi.

Në xhiron e katërt në Ipko Superligë, Prishtina ka gabuar para tifozëve të vet duke pësuar humbje minimale, 0-1 nga Llapi.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e parë, në minutën e 31-të.

Ishte Sebino Plaku ai që e dërgoi topin në rrjetë, pas një aksioni super të mirë të mysafirëve, dhe harkimit fantastik të Benjamin Eminit. 

Në pjesën e dytë, Prishtina u mundua t’i kthejë gjërat në favorin e saj, por rezultati mbeti ai i pjesës së parë.

Kjo është humbja e tretë e Prishtinës këtë edicion, derisa ka vetëm një barazim pas tri xhirove.

Në anën tjetër, për Llapin kjo është fitorja e dytë dhe ka shkuar në kuotën e shtatë pikëve.

(Kosova Sot Online)