Batatina thotë se stërvitjet në “Agron Rama” në Obiliq, ndihmuan Llapin ta mposhtë Prishtinën

  • 13 September 2019 - 21:36
Batatina thotë se stërvitjet në “Agron Rama” në Obiliq, ndihmuan Llapin ta mposhtë Prishtinën

Llapi ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Prishtina.

Ishte minuta e 31-të, kur pas harkimit të Eminit, Plaku shënoi me kokë.

Është kjo fitoja e dytë për Llapin këtë edicion, kurse humbja e dytë me radhë për Prishtinën.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i shpreh mjaft i lumtur për fitoren.

“Të luash ndaj Prishtinës çdo herë është e vështirë, e kemi ditur se ndeshja do të jetë e tillë sepse Prishtina ka lojtar mjaft kualitativ”, tha Batatina fillimisht. 

“Kam pasur besim te skuadra ime dhe gradualisht po komponohemi si skuadre, sot ishte ajo filozofia jonë që të mbrohemi më shumë dhe të luajmë kujdesshëm në defanziv, por më gëzon fakti se shënuam me tre prekje golin e fitores”.

“Ndërsa kemi bërë stërvitje në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq në mënyrë që të përshtatemi sa më shumë me terenin e “Fadil Vokrrit”, dhe si duket kjo dha rezultat”, përfundoi Batatina.

(Kosova Sot Online)