Reagon Fenerbahce: “Nuk e shesim Muriqin edhe nëse marrim ofertë 30 milionë euro”

  • 13 September 2019 - 22:21
Reagon Fenerbahce: “Nuk e shesim Muriqin edhe nëse marrim ofertë 30 milionë euro”

Muriqi nuk është në shitje, kështu ka thënë numri një i Fenerbahces, Ali Koç.

Vedat Muriqi e ka vazhduar aty ku e la sezonin në Turqi, duke shkëlqyer tani me skuadrën e re, Fenerbahcen.

Ai po ashtu ka bërë paraqitje të mira edhe me Kombëtaren e Kosovës, duke zgjuar interesimin e shumë klubeve sipas mediave ndërkombëtare.

Raportohet se Tottenham, Manchester United, Lazio, Atl.Madrid por edhe Valencia janë duke e monitoruar ‘Gladiatorin’ e Kosovës, por presidenti i Fenerbahces, Ali Koç, ua ka mbyllur derën të gjithëve. 

Vedat Muriqi, duke i shënuar gol nga penalltia Anglisë, sfidë që përfundoi 5-3, ku “Dardanët” pësuan humbjen e parë pas 15 ndeshjeve

“Nuk e kemi blerë Muriqin për ta shitur”, është përgjigjur Koçi kur është pyetur për thashethemet e fundit.

“Ai do të qëndrojë në ekipin tonë për të na ndihmuar. Unë nuk e shes edhe nëse ato klube do të më ofronin 30 milionë euro”.

(Kosova Sot Online)