Salah tenton të ndreqet me Manen përmes një video brilante

  • 14 September 2019 - 11:18
Salah tenton të ndreqet me Manen përmes një video brilante

Mohamed Salah ka postuar një video qesharake duke injoruar gjitha raportimet për probleme mes tij dhe Sadio Mane. 

Ditë më parë, Mane shpërtheu pasi u largua nga loja.

27-vjeçari ishte i papërmbajtshëm për shkak të egoizmit të Mohamed Salah, që në dy raste nuk pasoi te shokët e skuadrës, Mane e Firmino.

Sido që të jetë, Salah ka zgjedhur një mënyrë qesharake për të qetësuar gjithçka dhe për të treguar kinse s’ka asnjë problem mes tij dhe Manes.

Ai ka publikuar nëj video montazh me dy fëmijë duke përqafuar njëri tjetrin. Videos Salah ia ka bashkuar edhe dy emoji duke qeshur me lot.

 



(Kosova Sot Online)