Klubi i Florent Hadërgjonajt fiton më shumë se Bayerni dhe Juventusi nga të drejtat e TV

  • 14 September 2019 - 12:10
Klubi i Florent Hadërgjonajt fiton më shumë se Bayerni dhe Juventusi nga të drejtat e TV

Fuqia financiare e skuadrave angleze dallon shumë me atë të klubeve tjera evropiane.

Në fakt është klubi anglez Huddersfield që sezonin që lamë pas ishte në Premier League dhe fitoi më shumë para nga TV se Bayern Munich dhe Juventusi.

Në fitoren e Bundesligës sezonin e kaluar, Bayern triumfoi në një nga ligat më konkurruese dhe më të njohura në botë, por prap kjo gjë nuk bëri që të kenë të ardhura televizive më shumë se sa Huddersfield.

Ndërkohë në Angli klubi i cili ka më së shumti të ardhura nga TV është Liverpool me 152.4 milionë.

Ndërsa në Spanjë është Barcelona ajo me të ardhurat më të mëdha, e cila fitoi 128,3 milionë euro.

(Kosova Sot Online)