Tottenham i ofron 12 milionë euro në sezon për të bindur Eriksenin

  • 14 September 2019 - 13:17
Tottenham i ofron 12 milionë euro në sezon për të bindur Eriksenin

Christian Eriksen është një nga emrat më të përfolur në merkaton e futbollistëve, pasi kontrata e tij me Tottenhamin skadon verën e ardhshme. Për mesfushorin danez ka patur interesim nga skuadrat më në zë në Europë, ku spikatin Real Madridi dhe Juventusi.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit londinez janë gati të bëjnë një sforco të madhe ekonomike për ta bindur 27-vjeçarin që të firmosë rinovimin e kontratës: Aktualisht Eriksen fiton 4.5 milionë euro në sezon, ndërsa presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, pritet t’i ofrojë më shumë se dyfishin, 10-12 milionë euro në sezon.

Nëse palët nuk shtrëngojnë duart brenda vitit, me hapjen e merkatos së dimrit futbollisti ka të drejtë të nisë kontaktet me klubet e tjera, pasi në qershor do të dilte lojtar i lirë.

(Kosova Sot Online)