Drita befason Feronikelin, Gjilani e mposht në shtëpi Drenicën

  • 14 September 2019 - 18:14
Drita befason Feronikelin, Gjilani e mposht në shtëpi Drenicën

Dy ndeshjet e radhës në kuadër javës së katërt të Ipko Superligës së Kosovës u zhvilluan sot, me fillim nga ora 16:00. Kjo xhiro rezultoi të jetë pozitive për dy klubet nga Gjilani, të cilat arritën të sigurojnë fitore.

Drita 1:0 Feronikeli

Pasi e ndoqi disfatën kundër Llapit me fitore mbresëlënëse kundër Prishtinës, Feronikeli gaboi sërish, këtë herë në stadiumin e qytetit në Gjilan, kundër Dritës.

“Intelektualët” e mposhtën kampionin në fuqi të Kosovës me rezultat 1:0, falë folit të shënuar nga Hamdi Namanit, vetëm disa momente para se të mbyllej pjesa e parë e ndeshjes.

Drita vazhdoi të tregohet e rrezikshme edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, duke e goditur shtyllën në minutën e 87-të, pas një goditje të Vucajt.

Kjo fitore e vazhdon ecurinë mbresëlënëse të Dritës në ndeshjet e fundit të Ipko Superligës së Kosovës, pas fitoreve 4:0 kundër Dukagjinit dhe 3:0 kundër Flamurtarit.

Drenica 0:2 Gjilani

Kjo xhiro përfundoi me rezultat të mirë edhe për klubin tjetër gjilanas, që siguroi fitore 2:0 kundër Drenicës, falë golave të Gerhard Prognit në minutën e 16-të dhe të Fjoart Jonuzit në minutën e 3-të.

Në këtë ndeshje, pak para fundit të pjesës së parë, trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa gjatë pjesës së dytë edhe futbollisti i Gjilanit, Muhamed Usein u ndëshkua me të kuq, pas dy kartonëve të verdhë. 

(Kosova Sot Online)