Leipzigu vazhdon ecurinë e mirë në Bundesligë, ndal dhe Bayernin

  • 14 September 2019 - 20:29
Leipzigu vazhdon ecurinë e mirë në Bundesligë, ndal dhe Bayernin

Leipzigu arriti ta sigurojë një barazim me rezultat 1:1 në ndeshjen kundër Bayern Munichut, që është i mjaftueshëm për ta mbajtur kreun në tabelën e Bundesligës, me dhjetë pikë të fituara nga katër ndeshjet e para.

Leipzigu dhe Bayern Munichu u ndanë me nga një pikë në ndeshjen e sotshme që u zhvillua sot në stadiumin “Red Bull Arena”, në kuadër të xhiros së katërt të sezonit të ri të Bundesligës.

Bayern Munichu e nisi ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi qysh pas tri minutave lojë, duke shënuar përmes Robert Leëandoëskit.

Megjithatë, një penallti e akorduar disa momente para fundit të pjesës së parë, e shënuar nga Emil Forsberg, i mjaftoi Leipzigut për ta barazuar rezultatin dhe arriti ta mbajnë rekordin pa disfatë në këtë sezon të ri.

Leipzigu vazhdon ta ketë pozitën e parë – me dhjetë pikë të fituara nga katër ndeshje të zhvilluara. Dortmundi e ndjek nga pas me nëntë pikë, ndërsa Bayerni radhitet i treti me tetë pikë.

Tani, Bayerni do të tentojë të kthehet me paraqitje më të mirë në mesjavë, në ndeshjen kundër Crvena Zvezdas, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)