Presidenti i Fiorentinës: Ribery, më i mirë sesa Ronaldo

  • 14 September 2019 - 22:33
Presidenti i Fiorentinës: Ribery, më i mirë sesa Ronaldo

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, e lavdëroi skuadrën e tij, që e ndali sot Juventusit me barazim pa gola. Ai i pati lëvdatat më të mëdha për Franck Riberyn, për të cilin tha se është më i mirë sesa Cristiano Ronaldo.

Presidenti amerikano-italian ishte në tribunat e stadiumit “Franchi” sot, për ta përvjellë klubin e tij në ndeshjen kundër Juventusit, që u mbyll me rezultat 0:0 dhe ku futbollistët e skuadrës së tij i patën rastet më të mira.

“Unë jam shumë i lumtur pasi që djemtë e dhanë më të mirën e vet dhe ishte një pasdite e mirë. A e patë RIberyn 36-vjeçar? Ai ishte më i mirë sesa Cristiano Ronaldo”, tha Commisso.

“Unë e shoh këtë ndeshje si historinë e kompanisë time. Juventusi i kishte lojtarët në vlerë 300 milionë eurosh, ndërsa tanët kanë vlerë 50 milionë euroshe. Por, prapëseprapë ne e morëm një pikë”.

“Nëse më jepni më shumë kohë, unë dua t’i ndihmoj Fiorentinës të fitojë diçka. Shikojeni suksesin që e kemi pasur gjatë dy muajve të fundit, kemi më shumë bileta sezonale të shitura sesa në 30 vjetët e fundit”.

“Ne e kemi rindërtuar skuadrën dhe tani e kemi një kampion të mrekullueshëm si Ribery në skuadër. Nëse ju na jepni më shumë kohë, një ditë ne do t’i fitojmë ndeshjet e tilla”.

(Kosova Sot Online)