Manchester Unitedi e vëzhgoi Vedat Muriqin gjatë ndeshjes Angli – Kosovë

  • 15 shtator 2019 - 10:38
Manchester Unitedi e vëzhgoi Vedat Muriqin gjatë ndeshjes Angli – Kosovë

Manchester Unitedi kishte dërguar skautë për ta vëzhguar yllin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi, gjatë përballjes me Anglisë dhe Kosovës të martën në mbrëmje.

Trajneri i Man United, Ole Gunnar Solskjaer, synon ta përforcojë vijën e sulmit në afatin kalimtar të janar dhe e ka në plane edhe yllin e Kosovës Muriqin, sipas mediave britanike.

Unitedi nuk qe në gjendje ta zëvendësojë Romelu Lukakun, i cili iu bashkua Interit, para se afati kalimtar veror të mbyllej.

Muriqi iu bashkua Fenerbahçes këtë verë nga Rizespori dhe e ka nisur sezonin e ri furishëm për klubin dhe kombëtaren.

25-vjeçari nga Prizreni i ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e para në Superligën turke dhe Feneri është duke marrë oferta të majme për të.

Pasi përveç Unitedit, edhe Tottenham ka shfaqur interesim për shërbimet e Muriqit.

Muriqi – që u vëzhguar nga shumë përveç Unitedit – shënoi një gol dhe dhuroi dy asiste në humbjen e Kosovës 5:3 nga Anglia në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 të fillim të javës. 

(Kosova Sot Online)