Messi rikthehet në stërvitje me Barcelonën, para ndeshjes në Champions

  • 15 September 2019 - 14:08
Messi rikthehet në stërvitje me Barcelonën, para ndeshjes në Champions

Lionel Messi është rikthyer në stërvitje me shokët e skuadrës të dielën në mëngjes, pas plot javëve duke u stërvitur i vetëm.

Ky është lajm i mirë për Barcelonën, para ndeshjes së saj në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

Meqë kjo është seanca e parë e plotë që prej lëndimit, ka shumë pak gjasa që Messi të paraqitet kundër klubit gjerman, por prezenca e tij do të jetë shtytje për bashkëlojtarët gjithsesi.

Barça do të stërvitë edhe një herë të hënën para se të niset drejt Gjermanisë.

Messi pritet të udhëtojë me skuadrën edhe nëse nuk është në gjendje të luajë.

Superylli argjentinas nuk e ka bërë ende asnjë paraqitje për gjigantin katalonas këtë sezon.

(Kosova Sot Online)