Liridon Kalenderi pëson aksident gjatë garës në Buzet

  • 15 September 2019 - 14:33
Liridon Kalenderi pëson aksident gjatë garës në Buzet

Liridon Kalenderi nuk ka arritur të përfundojë garën në Buzet, për shkak se pësoi aksident me makinën e tij.

Aksidenti i Kalenderit në shikim të parë u duk mjaft i frikshëm, por fatmirësisht ai nuk ka marrë ndonjë lëndim.

Kalenderi ka shprehur keqardhjen që nuk arriti ta mbyllë garën të cilës po i printe.

“Kam pasur aksident në vozitjen e parë dhe më vjen shumë keq që ndodhi, sepse realisht nuk është dashur të ndodhte. Përparësia ndaj rivalëve ka qenë e madhe, prandaj nuk kam pasur nevojë të rrezikojë asgjë. Mirëpo, duket se asfalti në atë pjesë nuk ka qenë shumë i përshtatshëm, por me gjasë edhe vetura në trapin e prapmë nuk ishte në gjendjen më të mirë. Sidoqoftë, gjithçka përfundoi vetëm me dëme materiale, por po e përsëris që më vjen shumë keq që e humbëm mundësinë të kthehemi me fitore nga një garë kaq prestigjioze”, ka thënë Kalenderi pak çaste pas aksidentit.

Ndërsa, dje ai ishte bindshëm më i miri në provat zyrtare dhe me të drejtë pritej që sot të ishte i pari.

Garën nuk e ka përfunduar as pretendenti tjetër për të fituar, italiani Antonino Migliuolo, i cili po ashtu sot ka pasur aksident.

(Kosova Sot Online)