Lëndohet Alaba, i mungon Bayernit në Champions

  • 15 September 2019 - 15:29
Lëndohet Alaba, i mungon Bayernit në Champions

David Alaba do të mungojë për Bayern Munich në ndeshjen e parë të kampionit gjerman në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi e lëndoi muskulin në kofshën e majtë.

27-vjeçari u lëndua duke bërë ngrohjet para ndeshjes së Bayernit kundër Leipzig të shtunën në Bundesligës, e cila u mbyll pa fitues 1:1.

Ai u zëvendësua nga Jerome Boateng në formacionin startues, ndërsa Lucas Hernandez u vendos në krahun e majtë të mbrojtjes.

Bayerni nuk ka konfirmuar se kur do të kthehet nga lëndimi mbrojtësi austriak, por trajneri Niko Kovac duhet të kërkojë alternativa për ndeshjen e së mërkurës kundër Crvena Zvezdës të mërkurën.

“Bayerni do të jetë pa David Alaba për një kohë pasi austriaku e dëmtoi muskulin në kofshën e majtë gjatë ngrohjes për ndeshjen e së shtunës në Bundesligë kundër Leipzig”, konfirmoi klub në një komunikatë.

(Kosova Sot Online)