Bakaj sërish deçiziv, i jep fitoren Shakhtyor Soligorsk

  • 15 September 2019 - 20:41
Bakaj sërish deçiziv, i jep fitoren Shakhtyor Soligorsk

Elis Bakaj bën sërish liderin te Shakhtyor Soligorsk.

Sulmuesi shqiptar ishte përcaktues edhe në sfidën e javës së 21-të të kampionatit bjellorus që skuadra e tij luajti ndaj Isloch Minsk në transfertë duke realizuar një gol me vlerë tre pikëshe që mbajti Shakhtyorin në garën për titull.

Për të arritur suksesin e 7-të radhazi në kampionat skuadrës nga Soligorsku i mjaftoi goli i Bakaj në të 64-ën që ishte i 9-ti për të në kampionat. 

Aktualisht Shakhtyor Soligorsk pozicionohet në vendin e 3-të me pikë të barabarta me Bate Borisov dhe me 5 pikë më pak se kryesuesit e Brest të cilët kanë zhvilluar një ndeshje më shumë.

(Kosova Sot Online)