Bastien Toma e ndihmon Sionin të fitojë në Zvicër

  • 15 September 2019 - 20:49
Bastien Toma e ndihmon Sionin të fitojë në Zvicër

Bastien Toma ka bërë një paraqitje mbresëlënëse për Sionin në kuadër të Kupës së Zvicrës.

Futbollisti shqiptar ka shënuar në fitoren 2:1 ndaj Aarau duke e ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet në fazën e 1/8-tës së finales.

Toma arriti ta hap serinë e golave në minutën e 22-të, derisa në mesfushë dhuroi një paraqitje solide.

Ndryshe, Toma është njëri prej shumë futbollistëve që është duke u kërkuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Përveç Tomës, në këtë ndeshje luajtën edhe futbollistët shqiptarë si Valon Behrami, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami.

(Kosova Sot Online)