Piatek e kalon Milanin në epërsi me ndihmën e VAR

  • 15 September 2019 - 22:23
Piatek e kalon Milanin në epërsi me ndihmën e VAR

Milani ka kaluar në epërsi kundër Veronës në ndeshjen që po zhvillohet në “Marc’Antonio Bentegodi”,

Ishte sulmuesi, Krzysztof Piatek, ai që shënoi për mysafirët nga pika e bardhë, penallti e fituar pas konsultimeve me VAR.

Sulmuesi shënoi për 0-1 në minutën e 68’.

Verona po luan me një lojtar më pak, pasi sulmuesi, Mariusz Stepinski u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 21’.

(Kosova Sot Online)