Cikalleshi i shënon portierit të Kombëtares kuqezi dhe i jep 3 pikë Akhisarit

  • 15 September 2019 - 23:22
Cikalleshi i shënon portierit të Kombëtares kuqezi dhe i jep 3 pikë Akhisarit

Pas golave dhe formës shumë të mirë që tregoi me kombëtaren shqiptare Sokol Cikalleshi ka rigjetur veten edhe te klubi i tij Akhisar.

Në ndeshjen e tij të parë në këtë sezon të cilën e nisi si titullar në ligën e dytë turke, sulmuesi kavajas shënoi golin e vetëm që i dha fitoren 0-1 Akhisarit në transfertën ndaj Menemen Bld.

Në minutën e 85-të Cikalleshi kthehu në gol një penallti duke mposhtur bashkëkombasin e tij Gentjan Selmani që luan te Menemen dhe duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij.

(Kosova Sot Online)