Skautët e katër skuadrave evropiane udhëtuan drejt Italisë, në ndjekje të Sandro Tonalit

  • 16 shtator 2019 - 08:28
Skautët e katër skuadrave evropiane udhëtuan drejt Italisë, në ndjekje të Sandro Tonalit

Sandro Tonali llogaritet si e ardhmja e futbollit italian.

Mesfushori i talentuar i Brescias ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha në Itali dhe më gjerë. Por reprezentuesi italian vendosi që të qëndroj së paku edhe për një vit te Brescia, për ta ndihmuar skuadrën e tij në Serie A.

Në ndeshjen e djeshme mes Brescias dhe Bolognës, skautë të katër skuadrave të njohura evropiane ishin të pranishme në stadium për ta parë nga afër lojtarin.

Manchester United, Borussia Dortmund, Ajax dhe Watford kishin dërguar skautët e tyre për ta përcjellë nga afër lojtarin.

E Tonali shkëlqeu në këtë sfidë duke bërë edhe një asistim në humbjen 3-4 të Brescias.

Lojtari gjithashtu kërkohet edhe nga Roma, Juventus, Napoli, Milan dhe Paris Saint Germain.

Brescia synon që nga shitja e xhevahirit të tyre të arkëtoj rreth 45 milionë euro.

(Kosova Sot Online )