Plaçkitet shtëpia e yllit të Barcelonës, derisa kjo e fundit po luante ndaj Valencias

  • 16 September 2019 - 08:53
Plaçkitet shtëpia e yllit të Barcelonës, derisa kjo e fundit po luante ndaj Valencias

Shtëpia e Samuel Umtitit është plaçkitur derisa Barcelona po luante kundër Valencias në Camp Nou të shtunën.

Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë u ndodh futbollistëve të Barçës gjatë kohës kur skuadra zhvillon ndeshje.La Vanguardia dhe Europa Press raportojnë se katër plaçkitës ishin futur në shtëpinë e Umtitit.

Pas marres së informacionit për plaçkitje, policia në Esplugas De Llobregat kishte shkuar te shtëpia e qendërmbrojtësit francez dhe ka hapur hetim për këtë rast.

Sipas dëshmitarëve, katër plaçkitës të maskuar janë parë duke u futur në shtëpinë e Umtitit të dielën mbrëma. /

(Kosova Sot Online )