Ish-ministri italian: Ky Milan i shëmtuar

  • 16 September 2019 - 10:16
Ish-ministri italian: Ky Milan i shëmtuar

Në përfundim të ndeshjes së fituar me vuajtje nga Milan ndaj Hellas Verona me rezultatin minimal 1-0, nuk mund të mungonte reagimi dhe komenti i ish-ministrit të brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.

“Thua të jetë Milani ai që pamë, është kopje e shëmtuar e atij të vitit të kaluar. Është ndeshja e tretë, vërtetë, por nëse ndryshojmë 18 trajnerë dhe rezultati nuk ndryshon… është e turpshme”, deklaroi ministri Salvini.

“Në pushim të ndeshjes po pyesja djalin tim: Je i bindur se do të shkosh në derby të shtunën? Vallë do të jetë një ndeshje pa lojë dhe ide. Sa trajnerë kemi parë vitet e fundit dhe sa kanë ndryshuar rezultatet? Zero. Mbase problemi qëndron më lart, te klubi”, vijoi Salvini i njohur si tifoz fanatik i kuqezinjve.

“Kur ke një fond si pronar… Boban dhe Maldini ishin madhështor në fushë, por nuk është e thënë që të jenë të suksesshëm edhe në tribunë. Po luajmë më keq se vitin e kaluar. Vitin e kaluar shkuam në derbi të bindur se ishim favoritë dhe e hëngrëm aty. Të shtunën do të shkojmë në San Siro duke zgjedhur nëse do të pësojmë 3 apo 4. Jemi një skuadër për në mesin e klasifikimit. Urime interistëve , do të fitoni 3-0”, u shpreh Salvini. 

(Kosova Sot Online )