Barazohet rekordi në Botërorin e zhytjeve, rusi zbret në thellësinë 130 metra

  • 16 shtator 2019 - 11:08
Barazohet rekordi në Botërorin e zhytjeve, rusi zbret në thellësinë 130 metra

Alexey Molchanov shkruan sërish emrin e tij përsa i përket zhytjeve te lira teksa barazoi rekordin e tij në Kampionatin Botëror të kësaj disipline sportive të mbajtur në Villefranche-sur-mer.

Në këtë eveniment morën pjesë 140 zhytës nga 47 vende të botës ku spikati pikërisht zhytësi Molchanov.

Rusi zbriti në një thellësi prej 130 m, që është edhe rekordi i regjistruar prej tij në vitin 2018, ndërkohë që spikati edhe francezi Arnaud Jerald që kreu një zhytje deri në 115 m.

Botërori i Zhytjeve të lira i këtij viti ishte në edicionin e tij të pestë, ndërkohë që për herë të parë ai është i organizuar në vitin 1996 pikërisht në Villanfranche-sur-mer, një kompeticion që është shoqëruar edhe me edicionet e 2000, 2005 dhe 2012.

Pjesëmarrësit duhet të lajmërojnë gjykatësit për thellësinë që pretendojnë të arrijnë 1 ditë para garimit të tyre në këtë kompeticion.

(Kosova Sot Online)