Vjen konfirmimi, Floyd Mayweather do të ndeshet përsëri me Manny Pacquiao

  • 16 September 2019 - 13:17
Vjen konfirmimi, Floyd Mayweather do të ndeshet përsëri me Manny Pacquiao

U cilësua si dueli i shekullit kur u zhvillua në vitin 2015.

Floyd Mayweather kishte arritur ta mposht filipinasin Manny Pacquiao me vendim unanim të gjyqtarëve.
 

Dy boksierët fituan jashtëzakonisht shumë nga ajo përballje, por tani është duke u përgatitur një rimeç mes tyre.

Ka qenë amerikani Floyd Mayweather që ka konfirmuar se ekipi i tij është në Tokyo të Japonisë ku edhe pritet të zhvillohet rimeçi.

“Ekipi im është në Tokio. Tani për tani jam duke punuar për një duel mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao, një sfidë që do të zhvillohet këtu, në Tokio”.

“Qëndroni në pritje për të reja të tjera së shpejti”, ka deklaruar Mayweather.

Amerikani është tërhequr nga boksi prej dy vitesh, ndërsa filipinasi bokson ende dhe është kampion bote.

(Kosova Sot Online)