Klubi nga Katari nuk heq dorë nga Mandzukic

  • 16 September 2019 - 14:08
Klubi nga Katari nuk heq dorë nga Mandzukic

Klubi nga Katari po mundohet ta bind sulmuesin kroat t’i bashkohet në afatin kalimtar të janarit.

Mario Mandzukic e kishte refuzuar ofertën e Al-Gharafas gjatë verës që po shkon pasi preferoi më shumë të qëndronte në Juventus.

Mirëpo, sulmuesi kroat nuk po gjen hapësira të mjaftueshme këtë fillimsezoni tek “Bianconeri” pasi trajneri Maurizio Sarri po e preferon më shumë Gonzalo Higuainin.

Madje, ish-futbollisti i Bayern Munichut ka mbetur edhe jashtë listës së Champions Leagues.

Për këtë, nënkampioni i botës me Kroacinë po e shqyrton mundësinë e largimit nga Torino gjatë janarit.

Dhe, sipas Calciomercatos, Mandzukic mund t’i bashkohet klubit nga Katari gjatë dimër dhe atje do t’i merrte 6 milionë euro në vit.

Gjithashtu, gjatë verës flitej se sulmuesi shtatgjatë mund të kthehet në Bayern Munich.

(Kosova Sot Online)