Man Utd i bën ofertë të rrallë De Geas

  • 16 September 2019 - 14:11
Man Utd i bën ofertë të rrallë De Geas

“Djajtë e Kuq” po planifikojnë t’i ofrojnë portierit spanjoll rrogë më të madhe se ajo e Paul Pogbas.

Manchester United e ka marrë një vendim të rrallë për David De Gean.

Në fakt, “Djajtë e Kuq” po bëjnë sakrifica të mëdha vetëm për ta bindur portierin spanjoll të qëndrojë në “Old Trafford”.

Sipas “The Times”, gjiganti britanik ia ka bërë De Geas rrogën vjetore më të madhe se Paul Pogbas.

Ish-portierit të Atletico Madridit i është ofruar një kontratë e re katërvjeçare prej 15 milionë eurosh në vit.

De Gea po heziton ta vazhdojë kontratën me Unitedin dhe me këtë rast vitin tjetër do të ishte lojtar i lirë.

Interesim për të kanë shfaqur Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Deri në janar do të vendoset përfundimisht nëse përfaqësuesi spanjoll do të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave” apo jo.

(Kosova Sot Online)