Orari i javës së pestë në Ipko Superligën e Kosovës, ndeshjet zhvillohen në mesjavë

  • 16 September 2019 - 15:08
Orari i javës së pestë në Ipko Superligën e Kosovës, ndeshjet zhvillohen në mesjavë

Java e pestë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në mesjavë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe orarin e kësaj jave, ku ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten. Të mërkurën do të zhvillohen tri takime, ndërsa edhe të enjten po aq.

Llapi do të jetë nikoqire e Dritës të mërkurën, ndërsa interesant pritet të jetë edhe në Mitrovicë ku Trepça ’89 mirëpret Prishtinën.

Po këtë ditë do të zhvillohet edhe dueli i dy skuadrave nga kreu i tabelës, Gjilanit dhe Ballkanit në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Kampioni në fuqi Feronikeli luan të enjten para tifozëve të vet përballë Flamurtarit.

Ndërkohë dy ndeshjet tjera të ditës së enjte janë edhe ajo mes Dukagjinit dhe Ferizajt si dhe Vushtrria – Drenica

(Kosova Sot Online )