Si tentoi ta transferonte Liverpooli, Koulibalyn – nëse do të dështonte ai i Van Dijkut

  • 16 September 2019 - 16:31
Si tentoi ta transferonte Liverpooli, Koulibalyn – nëse do të dështonte ai i Van Dijkut

Liverpooli ishte duke ndërtuar një skuadër të fuqishme tri vite më parë, derisa drejtori sportiv, Michael Edwards kërkonte një qendër mbrojtës.

Jurgen Klopp i kishte bërë me dije drejtorit të The Reds se duhet ta transferojnë një mbrojtës qendror që do të ishte lider.



Madje skuadra angleze ishte e gatshme që të shpenzonte shuma të mëdha para, vetëm që të zgjidhnin problemin me mbrojtës.

Image


“Çfarë do që të kërkohet”, ishte mesazhi i qartë i trajnerit gjerman për mbrojtësin që në fund doli të ishte Virgil van Dijk nga Southamptoni.

Por, nëse do të dështonte transferimi i mbrojtësi holandez, Liverpooli ishte po ashtu në garë për transferimin Kalidou Koulibalyt, gjersa Napoli kërkonte 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Gjashtë herë kampioni i botës arriti ta transferonte Van Dijkun për 75 milionë euro nga rivali i tyre i Ligës Premier, duke e bërë atë si mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit

(Kosova Sot Online)