Zyrtare: De Gea te Unitedi deri më 2023

  • 16 September 2019 - 16:43
Zyrtare: De Gea te Unitedi deri më 2023

David de Gea ka rinovuar kontratën me Manchester Unitedin deri në vitin 2023. Ai ka bërë 367 paraqitje deri më tani për “Djajtë e Kuq”.

Tashmë është zyrtare. Portieri spanjoll, David de Gea, ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Manchester United, që do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2023.

Manchesteri ka bërë të ditur se De Gea ka rinovuar për katër vite me mundësi vazhdimi edhe për shumë të tjera.

28-vjeçari i është bashkuar Unitedit në vitin 2011 dhe ka bërë 367 paraqitje për “Djajtë e Kuq”.

Gjatë kësaj kohe me Unitedin, ai ka fituar Premier League, FA Cup, League Cup, UEFA Europa League dhe Community Shield.

“Ka qenë privilegj të kaloj tetë vite te ky klub i shkëlqyer dhe mundësia për ta vazhduar karrierën edhe më tej në Manchester United është me të vërtetë nder për mua. Që kur kam ardhur, nuk e kam imagjinuar se do të luajë 350 ndeshje për këtë klub. Tani e ardhmja ime është zgjidhur dhe gjithçka çka dua është të ndihmoj ekipin për të fituar trofe sërish, së bashku mund t’ia dalim”, u shpreh De Gea.

(Kosova Sot Online)