Ter Stegen: “Dështuam vitin e kaluar, synojmë sërish Championsin”

  • 16 September 2019 - 22:00
Ter Stegen: “Dështuam vitin e kaluar, synojmë sërish Championsin”

Ter Stegen e ka pranuar se në shtëpinë e Barcelonës e duan më së shumti një trofe për sezonin 2019/20, atë të UEFA Champions League.

Barça do të nis fushatën për Champions League të martën kundër Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, sfidë që sipas portierit, Andre ter Stegen, s’do të jetë aspak e lehtë.

“Gjithmonë kemi si objektiv Champions Leaguen. Vitin e kaluar dështuam në një moment shumë të rëndësishëm”. 

“Messi është një shembull për shumë njerëz. Gjithmonë është mungesë kur nuk është më i miri në botë dhe mungesa e Messit vërehet”.

“Në këtë klub gjithmonë duhet të luftosh, sidomos për Ligën e Kampionëve, por edhe të gjitha garat që luajmë. Ne do të japim gjithçka”.

Ai foli edhe për ish-sulmuesin e Barcelonës, tashmë pjesë e Borussia Dortmundit, Paco Alcacer.

“Alcácer nuk ka ndryshuar kurrë. Ai po tregon nivelin e tij. Ishte një vendim shumë i mençur që ai të vinte në Dortmund për të kërkuar minuta”, theksoi mes tjerash Ter Stegen.

(Kosova Sot Online)