Messi mund ta mposhtë Ronaldon për një rekord të Ligës së Kampionëve sonte

  • 17 September 2019 - 08:53
Messi mund ta mposhtë Ronaldon për një rekord të Ligës së Kampionëve sonte

Pasi që ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është rikuperuar nga lëndimi i tij në kohë për ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, sulmuesi argjentinas është në rrugë të drejtë për ta mposhtur rivalin e tij, Cristiano Ronaldo, në arritjen e një rekordi të Ligës së Kampionëve.

Barcelona do ta nisë edicionin e ri të Ligës së Kampionëve sonte me ndeshjen kundër klubit gjerman, Dortmundit, në një ndeshje ku Messi mund ta kalojë Cristiano Ronaldon në një rekord.

 

Sulmuesi argjentinas i ka shënuar 112 gola në 135 paraqitje në këtë garë prestigjioze të Evropës. Nëse shënon kundër klubit gjerman, ai do ta barazojë rekordin e legjendës së Real Madridit, Raul, duke shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në Champions.

Sipas statistikave të Opta-s, Messi ka shënuar kundër 32 prej 37 klubeve kundër të cilave ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe Dortmundi është njëra ndër ato klube kundër të cilave argjentinasi nuk ka shënuar gol ende.

Edhe rivali i madh i 32-vjeçarit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar kundër 32 klubeve, mirëpo ai këtë xhiro do të përballet me Atletico Madridin kundër të cilëve tashmë ka shënuar disa gola. Kjo bën që Messi ta ketë mundësinë ta arrijë rekordin e Raulit më shpejt sesa portugezi.

Megjithatë, Ronaldo do ta ketë mundësi ta thyejë këtë rekord gjatë fazës së grupeve, pasi që kundërshtarët e tjerë të Juventusit në Grupin D janë Bayer Leverkuseni dhe Lokomotiv Moska, kundër të cilëve Ronaldo s’ka shënuar më parë.

(Kosova Sot Online )