Federer, pranë fundit të karrierës

  • 17 September 2019 - 11:27
Federer, pranë fundit të karrierës

Roger Federer do të luajë edhe vitin e ardhshëm. Në prag të turneut të Laver Cup, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Gjenevë të Zvicrës, Federer ka bërë me dije se ka gati kalendarin e turneve ku do të luajë deri në grand slam të Wimbledon.

“Kam vendosur se në cilët turne do të luaj deri në Wimbledon 2020, por është ende herët për ta shpallur programin. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha tenisti zviceran, fitues i 20 grand slam në karrierën e tij.

Më tej, zvicerani tha: “Së shpejti do të vendos nëse do të luaj apo jo në Olimpiadë. Po bisedoj me ekipin tim dhe bashkëshorten. Do të vendosët javët në vazhdim. Për mua e rëndësishme është të luaj dhe, njëkohësisht, të kem mundësi të kaloj kohë me familjen time”, tha Federer.

Zvicerani tha se vitin 2020 do ta nisë në turneun ATP Cup. “Nuk është e thënë që aty të jem në 100% të formës. Objektivi është Australian Open”, tha Federer, që përgatitjet për 2020-ën do t’i nisë më 11 dhjetor.

(Kosova Sot Online)