Zyrtare: Largohet dënimi i FIBA-s për Pejën

  • 17 September 2019 - 12:36
Zyrtare: Largohet dënimi i FIBA-s për Pejën

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka njoftuar edhe zyrtarisht se, Klubit të Basketbollit Peja i është larguar dënimi, dhe tashmë ka të drejtë të transferojë dhe regjistrojë lojtarë për edicionin e ri.

Ditë më parë dënimi i është larguar edhe klubit të Bashkimit, me kusht që do t’i përmbahet marrëveshjes me FIBA-n.

Peja edicionin e ri do të rikthehet në garat e Superligës së Kosovës në basketboll dhe kjo pritet të bëjë shumë interesante garat në elitë.

Ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafir i Ponte Prizrenit, kurse takimin e parë në shtëpi do ta zhvillojë në xhiron e tretë ndaj Sigal Prishtinës.

Edicioni i ri i Superligës që fillon më 28/29 shtator pritet të jetë shumë interesant, me shumë derbi dhe shumë shikues në tribuna.

(Kosova Sot Online)