Real Madridi publikon listën e skuadrës për ndeshjen kundër PSG-së

  • 17 September 2019 - 12:36
Real Madridi publikon listën e skuadrës për ndeshjen kundër PSG-së

Real Madridi e ka publikuar listën e lojtarëve të zgjedhur nga trajneri Zinedine Zidane për ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, në të cilën madrilenët do të përballen me Paris Saint-Germainin në “Parc des Princes”.

Shumica e emrave në listën e publikuar nga Real Madridi ishin pritur, megjithatë për disa prej tyre kishte pasur dyshime.

Braziliani Rodrygo Goes është pjesë e kësaj skuadre, ndërsa Mariano – sulmuesi që kishte shumë afër transferimit në Sevilla gjatë afatit kalimtar të verës – dhe Brahim kanë mbetur jashtë kësaj skuadre.

Kapiteni Sergio Ramosi dhe mbrojtësi tjetër, Nacho, janë të suspenduar për këtë ndeshje, që do të thotë se Eder Miliato mund të jetë titullar në vijën e mbrojtjes, përkrah Raphael Varanes.

Edhe lojtari tjetër i transferuar gjatë afatit kalimtar të verës, Ferland Mendy, pritet të jetë titullar në këtë ndeshje, pasi që Marcelo ka mbetur jashtë skuadrës shkaku i një lëndimi.

Ndeshja e shumë pritur Paris Saint-Germain – Real Madrid do të nisë të mërkurën, 18 shtator, në orën 21:00.

Skuadra e Real Madridit për ndeshjen kundër PSG-së:

Portierë: Courtois, Areola, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Varane, Odriozola, Mendy, De la Fuente

Mesfushorë: Kroos, Casemiro, James

Sulmuess: Hazard, Benzema, Bale, Lucas Vázquez, Jovic, Vinicius, Rodrygo

(Kosova Sot Online)