Llorente kërkon hakmarrje ndaj Liverpoolit

  • 17 September 2019 - 13:49
Llorente kërkon hakmarrje ndaj Liverpoolit

Fernando Llorente ka bërë të ditur se ai do të kërkojë hakmarrje sonte, kur Napoli do të përballet me Liverpoolin, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi spanjoll e njeh Liverpool mirë nga koha e tij në futbollin anglez me Swansean dhe Tottenhamin, mirëpo ai e bëri të qartë se trajnerit të tij, Carlo Ancelottit, nuk i nevojitet përvoja e Llorentes.

Paraqitja e fundit e 34-vjeçarit kundër Liverpoolit ishte në finalen e edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve me Tottenhamin, kur ai pësoi disfatë me rezultat 2:0.

“Finalja e sezonit të kaluar ishte shumë e dhimbshme për mua. Unë dua hakmarrje dhe unë që Napoli ta dëshmoj se është në të njëjtin nivel me skuadrat e mira, si Liverpooli”, u shpreh Llorente në një konferencë për shtyp.

“Natyrisht se ne mund ta arrijmë finalen, edhe nëse kjo gjë do të jetë mjaft e vështirë. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës: Pas Liverpoolit, ne do të duhet të përballemi edhe me dy skuadra të tjera. Nuk është e lehtë dhe nëse e harxhon kot një ndeshje, grupi komplikohet”.

“Ancelotti e njeh kundërshtarin tonë shumë mirë dhe ai i ka studiuar ata më mirë sesa kushdo tjetër. Ne duhet ta kemi një ndeshje të përsosur, ta luajmë të ndeshje të mrekullueshme dhe të bëjmë sa më pak gabime që të jetë e mundur”.

“Ata janë shumë të fortë, veçanërisht kur e fitojnë topin sepse kanë shumë cilësi. Nëse bën gabime kundër skuadrave të forta si Liverpooli, ata të detyrojnë të paguash”.

“Ngrohtësia e tifozëve këtu është një çmenduri. Ata të bëjnë të ndiesh atë sapo të vish këtu. Është e mrekullueshme. Tani, mezi po pres ta shënoj ndonjë gol që t’ua dedikoj atë tifozëve. Gjithmonë dua ta ndihmoj skuadrën”. 

(Kosova Sot Online)