Dyshja e Aston Villës zihet mes vete në mes të ndeshjes kundër West Hamit

  • 17 September 2019 - 14:54
Dyshja e Aston Villës zihet mes vete në mes të ndeshjes kundër West Hamit

Sulmuesi anësor i Aston Villës, Anwar El Ghazi, e goditi me kokë bashkëlojtarin e tij, Tyrone Mings, gjatë një zënke në fushën e lojës mes vete.

Zënka ndodhi në mes të pjesës së parë të ndeshjes kundër West Hamit, pasi Tyrone Mings mbeti i zemëruar me holandezin i cili nuk ishte kthyer në fazën e mbrojtjes për t’u ndihmuar bashkëlojtarëve të vet.

Zënka që filloi vetëm me fjalë u bë edhe fizike, kur El Ghazi e goditi me kokë ish-qendërmbrojtësin e Bournemouthit.

Dy bashkëlojtarët pastaj u ndanë nga mesfushori Marvelous Nakamba dhe qendërmbrojtësi Bjorn Engels, para se të përkeqësohej situata.

Pamjet e publikuara nga mediat britanike tregojnë se Mings e kishte drejtuar gishtin e drejt drejt El Ghazit, para se ky i fundit t’i bërtiste “Mbylle gojën”.

ncidenti, në ndeshjen që u mbyll pa gola, u shqyrtua edhe nga VAR-i, mirëpo El Ghazi iu shmang një kartoni të kuq dhe gjyqtari Mike Dean vetëm u dha vërjejtje dy futbollistëve.

Megjithatë, holandezi 24-vjeçar mund të përballet me dënim apo gjobitje nga klubi i vet.

Kosova Sot Online )