Ferland Mendy: E refuzova PSG-në

  • 17 September 2019 - 14:59
Ferland Mendy: E refuzova PSG-në

Mbrojtësi i Real Madridi, Ferland Mendy, ka zbuluar se e ka refuzuar shansin që të transferohej te Paris Saint-Germian para dy vitesh.

Mbrojtësi i talentuar që u lind në Meulan-en-Yvelines, afër Parisit, ndërsa kishte kaluar tetë vite duke luajtur për të rinjtë e klubit.

Mendy ka sqaruar se si e kishte refuzuar mundësinë që të kalonte në Parkun e Princave para dy vitesh, para se të kalonte te Lyoni nga Le Havre. Mbrojtësi francez nesër (e mërkure) do të përballet tani me PSG-në në kuadër të Ligës së Kampionëve në Paris.

“Unë e kisha mundësinë që të kaloja te PSG para dy vitesh, mirëpo nuk isha i interesuar”, ka thënë Mendy për Canal+.

“Isha pajtuar tashmë të kaloja te Lyoni dhe në fillim të karrierës isha pjesë e PSG-së, mirëpo u largova. Dëshiroja të luaja te një skuadër ku do të kisha hapësirë dhe aty nuk e kisha”.“Unë jam nga Parisi dhe familja ime do të jetë e pranishme në ndeshjen e të mërkurës, do të jetë një ndeshje speciale për mua”, ka shtuar më tej Mendy.

Lojtari e kompletoi kalimin në këtë verë te Real Madridi, mirëpo ende nuk ka arritur të impresionojë shkaku i lëndimit që pësoi në verë.

(Kosova Sot Online )