Pjanic gati për ndeshjen me Atletico Madridin

  • 17 September 2019 - 17:15
Pjanic gati për ndeshjen me Atletico Madridin

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, do të jetë gati për ndeshjen ndaj Atletico Madridit, pasi është ftuar me skuadrën për udhëtim.   

Pjanic e la pjesën e parë ndaj Fiorentinas që u mbyll 0-0, ndërsa ishte në dyshim për ndeshjen me Atleticon.Por sot është konfirmuar që boshnjaku do të udhëtojë për Madrid, në ndeshjen hapëse të Bianconerëve në Ligën e Kampionëve.Në këtë udhëtim do të mungojnë Giorgio Chiellini, Douglas Costa dhe Mattia De Sciglio.

Emre Can dhe Mario Mandzukic, nuk janë pjesë e listës, ndërsa kroati mund që të kalojë në Katar ku ka një ofertë të lartë.

Skuadra e Juves për ndeshjen me Atleticon: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Ligt, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Ramsey, Dybala, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Cuadrado, Bonucci, Higuain, Rugani, Rabiot, Demiral, Bentancur, Bernardeschi.

(Kosova Sot Online )