Conte debuton në Champions me Interin kundër Slavia Pragës, formacionet

  • 17 September 2019 - 18:19
Conte debuton në Champions me Interin kundër Slavia Pragës, formacionet

Antonio Conte do të debutojë sonte në Ligën e Kampionëve me Interin me Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinezin në sulm, si nikoqir i Slavia Pragës në San Siro.

Pas tri fitoreve në tri ndeshjet e para në Serie A, trajneri italian synon debutim triumfues edhe në Ligën e Kampionëve kundër vizitorëve nga Praga.

Takimi mes Interit dhe Pragës në Grupin F, nis në orën 18:55.

Conte ka bërë tri ndryshim nga formacioni i fundjavës me të cilin e mundi 1:0 Udinesen në Serie A.

Danilo D’Ambrosio e zë vendin e Digeo Godinit në mbrojtje, Roberto Gagliardi në vend të Nicola Barella, ndërsa Lautaro Martinez vendin e Matteo Politanos në sulm.

Pjesë e Grupit F janë edhe Barcelona dhe Borussia Dortmund, të cilat do të përballen sonte më vonë, po ashtu.

(Kosova Sot Online)