Obsesioni i madh i Messit: Liga e Kampionëve

  • 17 September 2019 - 19:12
Obsesioni i madh i Messit: Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve është bërë pengesë bezdisëse për Lionel Messin në vitet e fundit. Ai nuk ka qenë në gjendje ta pushtojë Evropën në katër sezonet e fundit dhe nuk e ka fshehur aspak obsesionin që e ka për ta sunduar këtë kontinent përsëri.

Kapitullimet e fundit në Romë dhe në Liverpool e kanë turpëruar Barcelonën në dy sezonet e fundit përmes humbjeve që i kanë lënë shenja. 

Por Messi nuk është i kënaqur vetëm me La Ligën më. Synimi i tij kryesor është lavdia evropiane, të cilën dëshiron ta arrijë përmes fitimit të kësaj gare prestigjioze për herë të parë që prej vitit 2015.

Gjiganti katalonas gjendet në një grup të vështirë dhe do të debutojë sonte në udhëtim kundër Borussia Dortmund, me Messin që nuk dihet nëse do të luajë titullar për shkak që lëndimit muskulor që ia ka shtyrë gjatë debutimin në sezonin e ri argjentinasit.

Me gjithë katër trofetë e Ligës së Kampionëve në sirtarin e tij, Messi dëshpërimisht e do edhe të pestin.

(Kosova Sot Online)