Me Messin në stol, Barça e nis Championsin kundër Dortmund, formacionet

  • 17 September 2019 - 19:57
Me Messin në stol, Barça e nis Championsin kundër Dortmund, formacionet

Lionel Messi nuk do të luajë titullar as në ndeshjen e parë të Barcelonës në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit, por ylli argjentinas është në bankën e rezervistëve dhe pritet të luajë për herë të parë këtë sezon.

Takimi mes Dortmundit dhe Barçës, që nis në orën 21:00, pritet të jetë ndër më të mirat për ta parë në javën e parë të Champions.

Skuadra e Lucien Favre është e dyta në Bundesligë me nëntë pikë pas katër ndeshjeve, por është skuadër fantastike për ta parë duke luajtur përpara, pasi i ka shënuar 13 gola dhe disa fitore të mëdha.

Barça, ndërkohë, ka pasur një fillim të përzier në La Liga dhe ende nuk ka fituar në udhëtim. Megjithatë, fitorja 5:2 kundër Valencias në fundjavë me gjasë ua ka rritur besimin djelmoshave të Ernesto Valverdes.

Lionel Messi i cili ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për gjigantin katalonas në sezonin e ri – për shkak të lëndimit muskulor që e kishte pësuar në stërvitjen e parë me klubin që prej pushimit veror – pritet të debutojë në pjesën e dytë.

Image

(Kosova Sot Online)