Hidhet në ajër nga kundërshtarët, videoja që u bë hit në internet

  • 17 September 2019 - 21:36
Hidhet në ajër nga kundërshtarët, videoja që u bë hit në internet

Ndodh që njeriu mund ‘të fluturojë’ në ajër.

Ndodhi diçka e tillë në sfidën mes Kansas State Wildcats dhe Mississippi State Bulldogs, kur quarterback i këtij të fundit , Garret Shrader fluturoi në ajër pas një përplasje të fortë me një prej kundërshtarëve të tij.

Për fat të mirë ai nuk pati pasoja, por video e sportistit dhe ‘fluturimit’ të tij u bë virale në SHBA dhe u pagëzua si ‘fluturimi i helikopterit’.

Sa për kronikë, ndeshja e vlefshme për kampionatin NCAA u fitua nga Kansas Sate me rezultatin 31-24.

(Kosova Sot Online)