Marotta: Interi i Contes më i fortë se Juve që drejtohej nga ai

  • 17 September 2019 - 21:40
Marotta: Interi i Contes më i fortë se Juve që drejtohej nga ai

Giuseppe Marotta mendon se Juventusi i Antonio Contes ka qenë më i dobët në krahasim me skuadrën e Interit që ai e drejton aktualisht dhe se Nerazzurrët do të jenë më konkurrues në Ligën e Kampionëve.

“Conte është një trajner fitues. Përvoja e tij me Juventusin ishte me një skuadër tjetër dhe në rrethana më të vështira, dhe ishte skuadër më e dobët në krahasim me atë që e ka sot te Interi”.

“Akoma nuk e dimë nivelin tonë dhe nuk i njohim kundërshtarët, ky është dallimi më i madh në Ligën e Kampionëve krahasuar me Serie A”, është shprehur ish-drejtori i Juves për Sky Sport Italia. 

Zikaltrit aktualisht janë në krye të kampionatit italian, ku i kanë shënuar tri fitore dhe numërojnë nëntë pikë në tabelë.

Ndërsa në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, luajtën baras (1-1) kundër Slavia Pragës.

(Kosova Sot Online)