Ter Stegen ia mbron penalltinë Marco Reusit

  • 17 September 2019 - 22:23
Ter Stegen ia mbron penalltinë Marco Reusit

Borussia Dortmund ka dështuar të kalojë në epërsi kundër Barcelonës, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që po zhvillohet momentalisht në Gjermani.

Marco Reus pati mundësi të artë t’i kalojë gjermanët në epërsi, por dështoi nga penalltia në minutën e 57-të.

Marc-Andre Ter Stegen e lexoi anën ka gjuajti Reus dhe e mbrojti goditjen e tij.

(Kosova Sot Online)