Valverde: Ishte lojë e ndërlikuar ndaj Dortmundit, Messi bëri mjaftueshëm

  • 18 September 2019 - 09:02
Valverde: Ishte lojë e ndërlikuar ndaj Dortmundit, Messi bëri mjaftueshëm

Ernesto Valverde ka folur pas barazimit 0-0 të Barcelonës në udhëtim te Borussia Dortmundit dhe debutimin e Lionel Messit këtë sezon.

Barcelona u mundua dhe pati fatin të largohej nga Gjermania me një pikë, të cilën Valverde e pranon.“Rezultati është ky që është”, ka thënë fillimisht Valverde pas ndeshjes.“Vuajtëm shumë dhe duhet ta pranojmë këtë. Është diçka që ne e dinim se do të ndodhte. Ishte një lojë e ndërlikuar”.

Trajneri spanjoll foli edhe  për debutimin e Messit, ndeshjen e të cilit e justifikon me mungesë përgatitje.“Ai [Messi] është si çdo lojtar që nuk ka pasur para-sezon”.“Ai është dashur të luajë në një lojë me një ritëm të jashtëzakonshëm, e cila tashmë kishte filluar, të gjitha pa përgatitje.

“Ishin 30 minutat e tij të parë. Ai ka bërë mjaft. Ishte gjithashtu ndeshja e parë e plotë për Luis Suarez”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

(Kosova Sot Online )