Richards: Do ta falja edhe gjurin tim tjetër që të luaj për Guardiolën

  • 18 September 2019 - 09:43
Richards: Do ta falja edhe gjurin tim tjetër që të luaj për Guardiolën

Micah Richards thotë se ai do ta jepte edhe gjurin e tij që s’e ka të lënduar vetëm që ta ketë mundësinë të luajë për Manchester Cityn nën drejtimin e Pep Guardiolës.

31-vjeçari u pensionua në fund të sezonit të kaluar për shkak të problemeve të vazhdueshme me një lëndim në njërin gju, që e kishte lënë atë të luajë vetëm në pak ndeshje të Aston Villas gjatë tre vjetëve të fundit, 

Richards e nisi karrierën e tij si profesionist me Manchester Cityn dhe, edhe pse ai e fitoi titullin e Premierligës me Roberto Mancinin si trajner, ai zbuloi në një intervistë për The Athletic se sa shumë do t’i kishte pëlqyer të luante për Guardiolën.

“Do ta jepja gjurin tim tjetër që të luaja për Manchester Cityn e Pepit. Një Micah Richards i shëndetshëm do të ishte atje, mirëpo unë nuk ia kam inati këtyre djelmoshave për paratë dhe sukseset e tyre”, ka thënë Richards.

“Shumë prej futbollistëve të tjerë të vjetër – nuk do të përmend emra – atyre u nevojiten paratë dhe tani u vjen inati për paratë në futbollin modern. Në pozitën time, Trent Alexander-Arnold tani është futbollist 100 milionë funtesh tani”.

“Unë jam i lumtur për Kyle Walker, i cili e ka pasur mundësinë të luajë për trajnerin më të mirë në botë”.

Edhe pse është një adhurues i madh i Guardiolës, Richards e theksoi se atij i kishte pëlqyer edhe të punojë nën drejtimin e Mancinit, i cili e mbajti pozitën e trajnerit në “Etihad” për katër sezone.

“Mancini ishte i mrekullueshëm. Ai e donte më të mirën. Disa lojtarëve u pëlqen t’i mbështetësh vazhdimisht, por atij s’i interesonte. Atij i interesonin rezultatin dhe i shtynte njerëzit përpara. Disa njerëz nuk e kuptojnë, mirëpo mua më pëlqente të më thoshte se isha i mirë, por se mund të përmirësohesha”.

(Kosova Sot Online )