Griezmann: Më duhet kohë për të formuar lidhje të mirë me Messin e Suarezin

  • 18 shtator 2019 - 10:40
Griezmann: Më duhet kohë për të formuar lidhje të mirë me Messin e Suarezin

Antoine Griezmann insistoi se atij do t’i duhet kohë për të krijuar lidhje të mirë në fushën e lojës me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, pasi Barcelona arriti ta fitojë një pikë nga përballja me Borussia Dortmundin në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Barcelona e siguroi një barazim pa gola në Gjermani në ndeshjen kundër Dortmundit, e vlefshme për Grupin F, pasi që portieri Marc-Andre ter Stegen e priti një goditje të Marco Reusit nga pika e penalltisë gjatë pjesës së dytë.

Ylli i skuadrës, Messi, e bëri paraqitjet e tij të parë të sezonit të ri, pasi u rikuperua nga lëndimi i tij. Ai hyri në lojë në pjesën e dytë, mirëpo nata ishte zhgënjyese për kampionen spanjolle, për të cilën luanin Suarezi dhe i riu në skuadër, Griezmann.

“Ky është muaji im i dytë këtu prej se që kam ardhur. Unë duhet të mësohem me këtë dhe të luaj me shumë me ta për t’i kuptuar lëvizjet e Suarezit dhe Leos”, tha Griezmann në një intervistë të dhënë për Movistar+.

“Ne trokitëm në portë mjaftueshëm dhe duhet të përmirësohemi dhe të punojmë për këtë gjë. E fituam një pikë, mirëpo Marc e priti penalltinë dhe i bëri edhe disa pritje të tjera të mira”.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e pranoi se skuadra duhet ta falënderojë Ter Stegenin për pikën e fituar, pas paraqitjet së tij mbresëlënëse.

“Ishte një ndeshje e vështirë me një atmosferë të mrekullueshme. Ne vuajtëm shumë, veçanërisht pas pjesës së parë, kur e humbëm kontrollin dhe ata ishin shumë të rrezikshëm”, tha Valverde.

“Në pjesën e parë dominuam më shumë, por duhet ta falënderojmë Marc-Andre ter Stegenin për pritjet e tij të mrekullueshme. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi kur luajmë jashtë shtëpisë”. 

(Kosova Sot Online)